Kurti e shpjegon domethënien e logos së 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Kurti e shpjegon domethënien e logos së 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Aktuale May 30, 2024 - 09:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpjeguar logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka këtë logo e ka publikuar në Facebook, ku ndër të tjera ka shpjeguar se cila është domethënia e saj.

Shkrimi i Kurtit:

25-vjetori i çlirimit të Kosovës

Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenore e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.