Pika kufitare në Jarinjë, patrullim edhe nga ajri me helikopterë

Pika kufitare në Jarinjë, patrullim edhe nga ajri me helikopterë

Aktuale May 25, 2024 - 14:34

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qete dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë - kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta./rtk

Image
Image