Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit temë diskutimi në takimin e Osmanit me ambasadorin italian

Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit temë diskutimi në takimin e Osmanit me ambasadorin italian

Aktuale May 24, 2024 - 20:06

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.