Kurti për objektin e ri të Ambasadës në Washington: Shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje

Kurti për objektin e ri të Ambasadës në Washington: Shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje

Aktuale May 24, 2024 - 13:57

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

“Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washingtonit të stilit neogotik anglez, ndërtesën e Ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, ose siç njihet ndryshe ‘Rruga e Ambasadave’”, shkroi Kurti.

Ai shtoi se përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë. /Zëri