Vulin: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bënë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të shqiptarëve

Vulin: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bënë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të shqiptarëve

Aktuale May 24, 2024 - 13:43

I sanksionuari i Amerikës, nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka bërë një lidhje mes votës së Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me integrimin e shqiptarëve.

“Proverbi rumune thotë: ‘Rumania ka dy miq, Detin e Zi dhe Serbinë’, shpresoj se do të arrijnë ta ruajnë Detin e Zi. Kjo sepse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të Shqipërisë. Ata zgjodhën vetë këtë rrugë”, tha zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, para autoriteteve në Rumani, pasi Mal të Zi dhe Maqedonia e Veriut votuan pro rezolutës për Srebrenicën.