S’ka kuorum, shtyhet debati parlamentar për tre vjetët e qeverisë “Kurti”
Foto: Laura Hasani

S’ka kuorum, shtyhet debati parlamentar për tre vjetët e qeverisë “Kurti”

Aktuale May 24, 2024 - 13:39

Në mungesë të kuorumit, seanca e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot nga Grupi Parlamentar i AAK-së, është shtyrë.

Ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili njoftoi se seanca do të shtyhet për një datë tjetër, pasi në seancë nuk ishin të pranishëm shumica e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, transmeton Zeri.info.

Image

 

“Nuk do të duhej të ndodhë pa një dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të deputetëve, andaj edhe në koordinim me grupet e tjera parlamentare vendosëm që ky debat të mbahet në një datë tjetër, i cili do të vendoset në Kryesi”, tha Tahiri. /Zëri

Image
Image