
Djali i heroit Afrim Bunjaku punësohet në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Aktuale
May 24, 2024 - 11:37
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në ndërmarrjen publike lokale “Përparimi” në Vushtrri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Shumë i gëzuar që sot mora pjesë në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale ‘NPL Përparimi’, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.
“Jetlum paç suksese, e punë të mbarë!”, shkroi Idrizi në faqen e tij në Facebook.