Kurti për rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: Nevojiten përpjekje të   për të sjellë autorët para drejtësisë
Foto:Reuters

Kurti për rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: Nevojiten përpjekje të për të sjellë autorët para drejtësisë

Aktuale May 23, 2024 - 22:49

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja Rezolutën për Srebrenicën të 11 korrikut, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti në një postim në platformën X ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet njohur, si dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti në platformën X.