Osmani pret në takim delegacionin parlamentar nga Arabia Saudite

Osmani pret në takim delegacionin parlamentar nga Arabia Saudite

Aktuale May 23, 2024 - 15:27

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot delegacionin parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite - Kosovë.

Gjatë këtij takimit, Osmani i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.

Ndërkaq delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite, përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë. /Zëri

Image
Image