Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Foto: Facebook

Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës

Aktuale May 23, 2024 - 14:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi.

Abdixhiku tha se me Hovenierin kanë biseduar për vizionin euroatlantik të Kosovës.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithherë, bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me SHBA-në në të gjitha rrugëtimet tona përpara”, shkroi kreu i LDK-së.