A ka kush i pastron tepihët e Kuvendit të Kosovës? [foto]

A ka kush i pastron tepihët e Kuvendit të Kosovës? [foto]

Aktuale May 23, 2024 - 14:44

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës çdoherë paraqiten të kuruar deri në detajin e fundit në pamjen e tyre.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, përveçqë opozita votoi disa marrëveshje ndërkombëtare, ajo që binte në sy ishte tepihu i sallës së Kuvendit.

Në të dyja pjesët ku është i vendosur tepihu në sallën e Kuvendit të Kosovës shihej sikur të mos jetë pastruar prej kohësh ai tepih, ose sikur deputetët të kishin ardhur me këpucët e tyre të baltosura e ta bënin pis tepihun.

Zeri.info më poshtë jua sjell disa fotografi, ku mund ta shihni sa i papastër është tepihu në sallën e Kuvendit të Kosovës:

Image

Image

Image

Image

Image

Image