“Abelardi po më pyet ‘mos po doni me këtë harxh me shpërnda Kuvendin?’”, Konjufca shkakton të qeshura
Aktuale
May 23, 2024 - 14:27
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë plenare, ku janë votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.
Në momentin kur po shqyrtohej pika për statutin e Universitetit të Prishtinës, kryeparlamentari Glauk Konjufca u kujdes t’i bënte deputetët të qeshnin.
“Ka kërkesë nga disa gupet parlamente të bëjmë zhvendosje të kësaj pike, të pikës së statutit të UP-së. E zhvendosim me dashtë. Abelrad Tahiri po më pyet ‘mos po doni me qit harxh me shpërnda edhe Kuvendin?’”, tha Konjufca.