
Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe BE-së për programin IPA
Aktuale
May 23, 2024 - 12:33
Me 89 për, kalon edhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2020”.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se e kanë shqyrtuar në mbledhje këtë Projektligj dhe se LDK-ja do ta përkrahë këtë marrëveshje.
Ndërkaq edhe deputetja Fjolla Ujkani, në emër të grupit LVV, tha se e mbështesin këtë marrëveshje.