![Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare](/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_Kuvendi_i_Kosoves_copy1716469099.jpg)
Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar e seancën e jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në këtë mbledhje është miratuar për shqyrtim Projektligji nr. 08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore, të cilin e prezantoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_votimi-kuvend11716455753.jpg)
Vitia tha se më tre nëntor 2022 Kosova ka nënshkruar marrëveshje, të cilat janë të plotfuqishme nga 1 qershori 2023, bazuar në direktiva për njohjen e kualifikimeve.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_votimi-kuvend51716455761.jpg)
Kjo marrëveshje ua mundëson që profesioni të ushtrohet lirshëm në secilat prej gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_votimi-kuvend21716455756.jpg)
Nga 95 deputetë të pranishëm, me 93 vota pro, Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_votimi-kuvend11716455753.jpg)