Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut

Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut

Aktuale May 23, 2024 - 10:28

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, dje i shpalli rezultatet pas rivotimit në shtatë vendvotime.

Dashtevski tha se edhe Fronti Evropian edhe koalicioni Vlen kanë fituar nga tetë mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore, që do të thotë se Vlen merr mandat nga Fronti Evropian.

Në zonën e 5-të rezultati mbetet i njëjtë. Dashtevski shtoi se do të vijojnë afatet për ankesa.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, dje në një prononcim për TV21 tha se janë njoftuar për shumë parregullsi nga terreni gjatë rivotimit dhe se nuk e njohin rezultatin në Njësinë Zgjedhore 6.

“Imagjinoni, tashmë është ora 22:00 dhe KSHZ-ja ende nuk ka rezultate zyrtare për një vendvotim”, tha Ademi.

Ndryshe, pas rivotimit të djeshëm OBRM-PDUKM ka 58 deputetë, LSDM-ja dhe BDI-ja nga 18, Vlen 14, “E Majta” 6 dhe ZNAM 6.

Image