E pyeti për simbolet ruse në veri, Elshani gazetares ukrainase: Ne i duam amerikanët, ata rusët

E pyeti për simbolet ruse në veri, Elshani gazetares ukrainase: Ne i duam amerikanët, ata rusët

Aktuale May 23, 2024 - 08:52

Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e atjeshme 25 vjet pas lufte.

Gjatë intervistës me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, gazetarja bëri një pyetje rreth shenjave ruse në veri.

Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: “Ne i duam amerikanët, ata i duan rusët”.

Kjo video është bërë virale në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të përgjigjes së veçantë të Elshanit.

Ndryshe, në komunat veriore të Kosovës ka pasur simbole pro Rusisë.

@am.force #kosovo #police #fyp #tk @hromadske ë Originalton - A.M