Gërvalla takohet me kongresistin Turner: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Gërvalla takohet me kongresistin Turner: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Aktuale May 22, 2024 - 23:18

Situata aktuale e sigurisë dhe shqetësimet pas sulmit serb të 24 shtatorit në Banjskë, kërcënimet e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe nevoja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me kongresistin republikan Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

Kështu thuhet në një komunikatë nga Ministria e Jashtme, ku mes tjerash thuhet se Gërvalla e siguroi kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj. /Zëri