Kryeziu i reagon BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.
Kryeziu me anë të një postimi në “X”, ka thënë se sugjerimi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që strukturat ilegale në Kosovë të trajtohen me Asociacion të komunave me shumicë serbe është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni, shkruan Arbresh.info.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion – është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Asociacioni nuk është ombrellë për legalizim të strukturave të krijuara paralelisht dhe në mënyrë të paligjshme.
The EEAS’ suggestion in its statement today—that illegal structures in ë must be dealt w/ & resolved in conjunction w/ ASMM—is a misleading representation of what ASMM was ever meant to be. For one, it isn’t an umbrella for legalizing illegally & unilaterally created structures.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 21, 2024
Ndër të tjera, ai theksoi se deklarata vërteton vetëm destruktivitetin e Serbisë gjatë gjithë dialogut.
“Fatkeqësisht, deklarata vërteton vetëm destruktivitetin e Serbisë gjatë gjithë Dialogut, p.sh. në takimet e fundit në Bruksel për Rregulloren e Bankës Qendrore për veprimet me para në dorë në Kosovë— që kanë dështuar pikërisht në për shkak të qëndrimit të Serbisë, gjë që bie ndesh me propozimin e vetë BE-së.”, shtoi Kryeziu.
Ndër të tjera, ai u shpreh se sundimi i ligjit nuk duhet percpetuar si sjellje përshkallëzuese.
“Për më tepër, sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si sjellje përshkallëzuese. Është ironike që BE-ja të reagojë kundër veprimeve që janë në përputhje me sundimin e ligjit, kur misioni më i madh civil i BE-së quhet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, tha mes të tjerash zëdhënësi i Qeverisë.