Ata që shkojnë në Haxh duhet të marrin leje nga BIK-u, në të kundërten gjobiten me 2500 euro

Ata që shkojnë në Haxh duhet të marrin leje nga BIK-u, në të kundërten gjobiten me 2500 euro

Aktuale May 21, 2024 - 17:00

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudita i ka dërguar letër Myftiut Naim Tërnava, lidhur me shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Haxh.

Në njoftimin e BIK-ut, thuhet se qytetarët duhet të marrin leje për të shkuar në Haxh, dhe në rast të moszbatimit të këtij rregulli, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë që tentojnë ta kryejnë haxhin pa leje.

Sipas këtij njoftimi këta persona do të gjobiten me 2 mijë e 500 euro.

E po ashtu, thuhet se ndaj këtyre personave, do të ketë edhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar.