Qeveria vendos për emërimin e një komisioni që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të AME-së, s’dihet përbërja
Foto: Laura Hasani

Qeveria vendos për emërimin e një komisioni që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të AME-së, s’dihet përbërja

Aktuale May 21, 2024 - 13:20

Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ad hoc, që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli për përbërjen e këtij komisioni, por tha se ai do të angazhohet “për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tregoi se MPB-ja ka hapur rekrutimin për këtë pozitë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur rekrutimin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në pajtim me legjislacionin në fuqi, me të cilin komisioni ad hoc do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloren për procedurën e pranimit në shërbimin civil”, tha ai.

Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila nuk u përmend në faqen e Zyrës së Kryeministrit. Ky propozim-vendim është futur në pikën “Të ndryshme”.