Kurti mbledh sot ministrat
Foto: Laura Hasani

Kurti mbledh sot ministrat

Aktuale May 21, 2024 - 08:20
Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.

Përndryshe, mbledhja e fundit ishte mbajtur dje në mënyrë elektronike.

Aty u miratua Projektligji për ratifikimin e traktatit mes Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ky traktat midis këtyre dy shteteve ishte nënshkruar në prill të vitit 2022.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00. /Zëri