Humolli: Duhet të shkarkohet Qeveria
Foto: Laura Hasani

Humolli: Duhet të shkarkohet Qeveria

Aktuale May 21, 2024 - 08:16

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur Qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit.

“Duhet të shkarkohet Qeveria, sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej Qeverisë,” tha Humolli.

Për Humollin shpërndarja e Kuvendit është në interes të shtetit serb.

“Shpërndarja e Kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit që për momentin është shumë proserb”, deklaroi Humolli në Rtv Dukagjini.