Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale May 21, 2024 - 08:12

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës.

Kurse në seancën e 7 majit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vendosur të mos dëgjohet dëshmitari me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar të dëgjohet përmes videolidhjes gjatë së premtes, më 10 maj 2024.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë sërish fizikisht.