Kusari-Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtare e KiE-së para fundit të vitit
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtare e KiE-së para fundit të vitit

Aktuale May 21, 2024 - 00:03

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë është zhgënjyes mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka shtuar se beson që Kosova do të anëtarësohet në KiE “ndoshta” para përfundimit të vitit 2024.

"Jemi të zhgënjyer, por besojmë se nuk është e përfunduar ose e mbaruar. Unë jam e bindur se do e gjejmë rrugën drejt anëtarësimit dhe nuk do të jetë situatë e njëjtë as me INTERPOL-in, as me UNESCO-n, jam e bindur se Kosova do të jetë anëtare e KiE-së shumë me herët, ndoshta edhe para përfundimit të këtij viti”, ka deklaruar ajo në “Interaktiv” të KTV-së.