Mospërfshirja në agjendën e Komitetit të Ministrave, Kusari-Lila: Kosova përjetoi padrejtësi të natyrave të ndryshme nga BE-ja
Foto: Laura Hasani

Mospërfshirja në agjendën e Komitetit të Ministrave, Kusari-Lila: Kosova përjetoi padrejtësi të natyrave të ndryshme nga BE-ja

Aktuale May 20, 2024 - 13:30

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kusari-Lila në konferencën për media deklaroi se Kosova ka përjetuar padrejtësi shpeshherë nga Bashkimi Evropian dhe se një padrejtësi u bë edhe me mospërfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave.

“Kosova ka përjetuar padrejtësi të natyrave të ndryshme që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian. Ka qenë shumë e qartë se çfarë është kërkuar nga Kosova dhe standardi ndryshoi… Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin të gjitha të drejtave të komunitetit dhe për integrim plotë”, tha Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka pohuar se është thellësisht e zhgënjyer pas këtij zhvillimi.

Ndryshe, Kosova nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.

Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkretë” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.