LDK-ja organizon një tryezë në Kuvend, temë “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria”
Foto: Zëri

LDK-ja organizon një tryezë në Kuvend, temë “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria”

Aktuale May 20, 2024 - 12:45

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban një tryezë për informimin e publikut lidhur me temën: “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot nga ora 14:00 mbahet tryeza e organizuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Kjo mbledhje, sipas Hotit, mbahet për të informuar publikun lidhur me mënyrën sesi është menaxhuar paraja publike nga Qeveria e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Sot mbahet tryeza e organizuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së për informimin e publikut lidhur me mënyrën si është menaxhuar paraja publike nga Qeveria e Kosovës”, shkroi Hoti në Facebook.

Ndërkaq ai u shpreh se me deputetët e tjerë para mediave do të adresohen gjetjet kryesore për këtë temë.

Sipas tij, duke e përfshirë buxhetin e vitit 2024, Qeveria aktuale ka menaxhuar 11 miliardë euro.

“Duke përfshirë buxhetin e vitit 2024, Qeveria aktuale ka menaxhuar 11 miliardë euro, por efektet janë të pavërejtshme”, shkroi Hoti. /Zëri