
Tahiri: Të premten, ballafaqim i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit Kurti
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur që gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare.
Seancat do të mbahen ditën e enjte dhe të premten.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha para mediave se të premten do të jetë ballafaqimi i opozitës me kryeministrin Albin Kurti.
“Të premten në orën 13:00 do të jetë ballafaqimi i vërtetë mes AAK-së dhe kryeministrit Kurti, pas një kohë të gjatë që Kurti nuk jep llogari. Për 3 vjet dështim, duhet ta zbardhim me argumentet tona.
Kemi mocion 8 faqesh, ku tregojmë që Qeveria ka dështuar me trajtimin e çështjeve të brendshme”, theksoi ai.
Tahiri tha se qeveria “Kurti” ka dështuar në ngritjen e pensioneve, ngritjen e pagave, ngritjen e pagave minimale etj.