“Trafiku Urban” nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës
Foto: Facebook

“Trafiku Urban” nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës

Aktuale May 20, 2024 - 11:57

Me qëllim të lehtësimit të komunikimit të stafit, “Trafiku Urban”, gjatë ditës së sotme ka nënshkuar marrëveshje me Telekomin e Kosovës.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, e nënshkroi këtë marrëveshje me menaxherin e shitjes dhe kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi.

“Marrëveshja synon të ofrojë shërbime për stafin e Trafikut Urban, duke lehtësuar komunikimin.

Kryeshefi Maraj konfirmoi edhe njëherë angazhimin e ndërmarrjes për përmirësimin e shërbimeve për të gjithë punonjësit dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e “Trafikut Urban”, përcjell Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Kreshnik Domi, menaxher i shitjes dhe kujdesit në Telekomin e Kosovës, u shpreh se janë të lumtur që kjo marrëveshje do të ndihmojë në lehtësimin e përditshmërisë së punonjësve të ndërmarrjes. /Zëri