Bllokohet rruga Prishtinë - Gjilan, disa vetura në Kishnicë ngecin në lloç
Foto: Facebook

Bllokohet rruga Prishtinë - Gjilan, disa vetura në Kishnicë ngecin në lloç

Aktuale May 20, 2024 - 09:51

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, rruga Prishtinë - Gjilan është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ekipet janë duke punuar që sa më parë të hapet për qarkullim kjo rrugë.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, shkroi Durmishi.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut disa vetura kanë ngecur në lloç.

Përveç kësaj pjese, shiu ka shkaktuar probleme edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë edhe Prishtinën.