Tetë vjet nga marrja e vendimit në Kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Millosheviqit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Tetë vjet nga marrja e vendimit në Kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Millosheviqit në Kosovë

Aktuale May 20, 2024 - 08:35

Tetë vjet me parë, më 20 maj të vitit 2016, kolegji i gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizit, nxori akt gjykimin nr. 943/16, me anën e se cilit i shpalli “res judicata” dy vendimet e dhjetorit 2012 të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (vendime këto që bazën e kishin në akt faljet e regjimit të Millosheviqit), duke i njohur si prona të Manastiri të Deçanit 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Akt gjykimi i kushtetueses i 20 majit 2016, përfundimisht legalizoj në Kosovë aktet dhe ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

Gati tetë vjet pas nxjerrjes se akt gjykimit të kushtetueses, ishte pikërisht Qeveria aktuale e Kosovës, e cila me 13 mars 2024, me një urdhër ekzekutiv urdhëroj Agjencinë Kadastrale të Kosovës, që të i bartë në pronësi të Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, duke u arsyetuar se zbatimi i këtij akt gjykimi ishte kushti i fundit para pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Shkodran Imeraj, kryetar i LHK “Ali Hadri” Dega në Deçan.

Pra, Qeveria e Kosovës me precedentë të pa parë me pare, mori një vendim skandaloz, kundër parimeve të saj dhe kreu të saj, i cili për sa e sa vite ishte kundër këtij akt gjykimi, duke i hapur udhë kështu zbatimit të ligjeve të Millosheviqit në Kosovë. Më e rënda e gjithë kësaj çështje është së Kosova u bë vendi i parë dhe i vetmi në Evropë që zbatoj ligjet e ish-shtetit okupues e kolonial.

Edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj, kur akt gjykimi i kushtetueses u zbatua në praktikë dhe Manastiri i Deçanit mori tokën e dy ndërmarrjeve shoqërore, doli se zbatimi i këtij akt gjykimi nuk ishte kusht i fundit për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por ishte pikërisht zbatimi në praktikë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Analizuar situatën e fundit këto dy muajsh në Kosovë, sa i takon procedurës dhe kushteve për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, po del se zbatimi i akt gjykimit të kushtetueses ishte gabim fatal, dhe precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe rendin kushtetues, për faktin se është hapur rruga për vatrat e tjera të pronave gjithë andej Kosovës që regjimi i Millosheviqit ju fali kishave dhe manastireve serbe, duke nisur që nga Manastir në pronën e Universitetit të Prishtinës e vende të tjera.

Edhe pse akt gjykimi i kushtetueses është zbatuar, Qeveria e Kosovës e ka autoritetin ligjor që këto prona të i shpalle pasuri (asete) shtetërore dhe të i kthen në prona shtetërore dukë i futur në Fondin Sovran, ndërsa Kuvendi i Kosovës sa me parë të miratoj një ligj të veçantë me anën e së cilit do t’i shpallë të pavlefshme ligjet, vendimet dhe akt faljet që i ka marr regjimi i Millosheviqit për Kosovën, dhe assesi me institucionet e Kosovës të mos sfidohen me ligjet e Millosheviqit.