Hovenier: Marrëveshja me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, një hap i rëndësishëm
Foto: "X"

Hovenier: Marrëveshja me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, një hap i rëndësishëm

Aktuale May 19, 2024 - 13:55

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm.

“I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm informativ në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.