Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Foto: Laura Hasani

Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë

Aktuale May 19, 2024 - 12:22

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pritet pritet ta vizitojë Shqipërinë.

Siç shkruan gazeta “The Sun”, gjatë kësaj vizite ai, do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, shkruan The Sun.

Gjatë udhëtimit të tij, kryediplomati britanik do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.