Allen: SHBA-ja mbështesin rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen: SHBA-ja mbështesin rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Aktuale May 19, 2024 - 10:38

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është shprehur se kishin një bisedë produktive sa i përket dezinformimit, mbështetjes për shoqërinë civile dhe angazhimin multilateral

“Diskutuam edhe për çështjet kritike, rrugëtimin euroatlantik dhe evropian të Kosovës. Ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë”, ka thënë Allen.

Ajo shtoi se kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Allen tha se, SHBA-ja është të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës si gjithmonë.

“Faleminderit presidente Osmani që jeni bashkuar në këtë iniciativë tonë për të luftuar më mirë dezinformimin dhe manipulimin e informatave dhe punën tuaj për të ndihmuar në vazhdimin e marrëdhënieve pozitive mes dy vendeve tona . Jam e nderuar që jam këtu si mike dhe partnere”, tha nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen.