Nis takimi i Osmanit dhe nënsekretares së SHBA-së për Diplomacinë Publike
Aktuale
May 19, 2024 - 09:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.
Mediat morën pamje në fillim të takimit, më pas do të nënshkruhet edhe marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.