Kurti për skemën sociale: Heq diskriminimin dhe familjet e varfëra mbështeten nga Qeveria
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.
Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë që ai drejton tha se kemi rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës.
“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milion euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat tjera sociale”, ka thënë Kurti.
“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara. Dizajni i skemës aktuale sociale është diskriminues sepse në momentin që fëmija në një familje mbushur moshën 5 vjeqare atij i është ndërprerë ndihma”, ka thënë ai..
Ministri, Murati tha se kemi dizajnuar një mekanizëm tjetër.
“Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune”, ka thënë Murati.
“Ky pilotim është i hapur dhe është në e Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit dhe familjarët duhet të plotësojnë aplikimin.
Derisa, Ministri Murati bëri të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.
“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë Murati.
Ai tutje bëri të ditur se si do të funksionojë skema e re.
“Sa i përket skemës së re apo pilotimit të ri është i hapur që sot dhe mund të qaseni përmes E-Kosovës dhe të plotësoni të dhënat për familjen dhe të dhënat merren dhe përpunohen nga komisioni. Pas aplikimit për asistencë sociale, aplikimi kalon në disa faza dhe fillimisht është testi i varfërisë. Pas testit të të ardhurave vjen edhe testi i pasurisë, pas kësaj është edhe testi i mjeteve financiare të përafërta, pastaj vjen edhe tek vizitat në terren që do të bëhen nga anëtarët e QPS-ve dhe pastaj bëhet verifikimi”, tha Murati,.