Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin “Interlflex”, tregues i bashkëpunimit me Britaninë

Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin “Interlflex”, tregues i bashkëpunimit me Britaninë

Aktuale May 17, 2024 - 20:54

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuara ka vizituar kontingjentin e Forcës së Sigurisë të angazhuar në operacionin Interlflex.

Maqedonci thekson se angazhimi i instruktorëve të FSK-së në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

“Në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus”, shkroi Maqedonci.

“Angazhimi i instruktorëve të FSK në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus”, ka shkruar Maqedonci.

Image
Image
Image