Deputeti i LVV-së për kryediplomatin Hasani në fjalimin në KiE: S’e di njeri a është ministër i Bjellorusisë a i Shqipërisë
Aktuale
May 17, 2024 - 20:20
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në Këshillin e Evropës, sesa nga Shqipëria.
Ai kritikoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së.
"Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria! Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi!”, ka shkruar Basha në “Facebook”.