Gjeneral Dreshaj viziton ushtrimin fushor të FSK-së “Skuadra në Sulm”

Gjeneral Dreshaj viziton ushtrimin fushor të FSK-së “Skuadra në Sulm”

Aktuale May 17, 2024 - 20:14

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK, Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i Regjimentit të Parë (R1K) të Këmbësorisë vizituan aktivitetet e qitjes operacionale në nivel skuadre të Kompanisë A të R1K.

Në kuadër te aktiviteteve të planifikuara në kalendarin vjetor, Kompania A e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar Ushtrimin Fushor(UF) “Skuadra në Sulm” në Zhegoc.

Në këtë aktivitet janë realizuar operacione me të gjitha sistemet e armatimit të cilat janë organikën e Kompanisë së Këmbësorisë.

Gjatë këtij aktiviteti, skuadrat e K1A janë trajnuar në këto detyra : shtypja e objektivit me zjarr indirekt, shkatërrimi targeteve me vlerë të lartë përmes skuadrës së Snajperëve, mbështetje me zjarr direkt përmes skuadrës së armëve të rënda, kryerjen e sulmit për çarjen e pengesave dhe pastrimin e transheve të armikut, si dhe kryerjen e evakuimit mjekësor sipas nevojës. Këto operacione janë zhvilluar ditën dhe natën dhe ushtarakët e KFT-së kanë treguar përkushtim dhe seriozitet të lartë në kryerjen e detyrave.