Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për mospërfshirjen e Kosovës në KiE.
Haradinaj tha se ky dështim i faturohet vetëm Albin Kurtit.
I pari i AAK-së tha se eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit. /Zëri
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit.
U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t'na e hapin rrugën e integrimit.
Ne rrugë tjetër nuk kemi!