Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së: Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së.
Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.
“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo në një postim në platformën "X".
Europe faces a severe backlash as Kosovo is not accepted as member of the Council of Europe. Appeasing Serbias unjustified demands by France, Germany and Italy won’t serve our interests to enhance Western Balkan’s stability and EU integration. Kosovo is part of democratic Europe.
— Tytti Tuppurainen (@TyttiTup) May 17, 2024