Deputeti gjerman e qorton qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill të Europës, ka kritikuar qeverinë e tij që s’e futi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave.
Ai tha se Komiteti i Ministrave i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim pas rekomandimit me mbi 80 përqind që i bëri për ta bërë Kosovën anëtare.
“Dështimi i qeverisë [gjermane] për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Europës pas miratimit mbi 80 për qind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Asambleja Parlamentare. Këshilli i Europës nuk duhet të lejojë që të diktohet nga Donald Trump dhe Richard Grenell. Komiteti i Ministrave të qeverive i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim dhe një propozim për një afat kohor dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai në X.
Ai tha se do të diskutohet për këtë çështje në Vilnius javën e ardhshme.
"Ne do të diskutojmë hapat e mëtejshëm në Komitetin e Përhershëm në Vilnius javën e ardhshme. Faleminderit atyre që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe besojnë në fuqinë e Këshillit të Europës. E ardhmja është me ata që janë të guximshëm”.
The government's failure to admit Kosovo to the Council of Europe today after over 80 percent approval in the Parliamentary Assembly is a serious mistake. Kosovo fulfills the obligations set by the Parliamentary Assembly.
— Frank Schwabe #FreeNahid (@FrankSchwabe) May 17, 2024