Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e tarracave të lokaleve
Aktuale
May 17, 2024 - 15:12
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektoratit të Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve.
I pari i kësaj komune ka bërë të ditur se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të Pallatit të Rinisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nuk do të lejojë uzurpimin e pronave publike.
“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, shkroi Rama. /Zëri