Lushtaku: Letra e Gërvallës për draftstatutin tregon thyerje mes institucioneve, po i bëjnë dëm Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënëse ekziston një moskoordinim ndërinstitucional sa i përket përgatitjes së draftstatutit të Asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Lushtaku përmend letrën e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila iu drejtua Asamblesë Parlamentare me një letër, ku thuhet se Qeveria është duke përgatitur një draftstatut për ta dërguar në Kushtetuese. Ky fakt, sipas tij, tregon një thyerje ndërmjet Presidencës e Qeverisë që është në dëm të Kosovës.
E kemi parë edhe një papajtueshmëri e institucioneve, kemi parë edhe një deklaratë nga Zyra e Presidencës, ku ka qortuar edhe vetë të paren e diplomacisë së Kosovës nga Qeveria dhe këtu po tregon se ka një thyerje dhe moskoordinim në këtë pjesë dhe kjo nuk i bën mirë Kosovës, tha Lushtaku, teksa këtë letër e sheh më shumë si politikë ditore. Ai konsideron se është e nevojshme bashkëpunimi, jo vetëm ndërmjet institucioneve, por edhe ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Kjo është e nevojshme që jo vetëm Presidenca dhe Qeveria të ketë një koordinim, por edhe opozitë dhe pozitë me të mirë, sepse është në interesin e Kosovës të jemi të anëtarësuar në çdo organizatë ndërkombëtare dhe sigurisht se kjo ishte një manovër sa për t’u shfajësuar se ne kinse po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e BE-së dhe konkretisht të partnerëve siç janë Gjermania dhe Franca, por në realitet është vetëm sa për politikë ditore, tha ai.
Ndërsa, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Lushtaku tha se Qeveria nuk i ka marrë me seriozitet kërkesat dhe bisedimet e anëtareve të Gjermanisë dhe Francës dhe në një mënyrë ose tjetër ka manipuluar me opinionin publik.
Realisht ne nuk i gëzohemi këtij lajmi ne me shqetësim i kemi ndjek që nga fillimi ne e dimë shumë mirë që nuk është hera e parë që Kosova tenton të bëjë anëtarësimin kjo është hera e dytë që ka kaluar në Parlamentin Evropian, ndërsa në Këshill të Ministrave nuk kalon për arsye se kemi kërkesa çfarë i kemi dhe deri më sot kemi parë se Qeveria nuk i ka marrë përsipër me seriozitet bisedimet dhe kërkesat të anëtarëve kryesisht të Francës dhe Gjermanisë.
Në në këtë pjesë dhe sigurisht ka manovruar dhe ka manipuluar me opinionin publik derisa ka ardhur deri në një banalitet ku Qeveria ka deklaruar se po humb BE-ja se nuk po e anëtarëson Kosovën ndërsa Kosova nuk po humb asgjë dhe kjo është shqetësuese është fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës sepse e dimë shumë mire së është e nevojshme edhe Kosova sikur në çdo organizatë ndërkombëtare të anëtarësohet edhe në këtë Këshill dhe sigurisht se në këtë pjesë më shumë ndjej keqardhje sesa që ndjehem i gëzuar në këtë pjesë sepse Kosova ka nevojë të anëtarësohet sa më shpejt në organizata ndërkombëtare, tha Lushtaku. /EO