Hasani i kërkon Qeverisë t’i përmbushë zotimet që të thirret një mbledhje e re për KiE-në
Dështim historik mosanëtarësimi i sotëm, Hasani i kërkon Qeverisë t’i përmbushë zotimet që të thirret një mbledhje e re.
Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka konfirmuar që sot ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Hasani ka thënë se kjo është një mundësi historike e humbur për Kosovën që të ketë një vend të merituar në Këshill të Evropës dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evropë të bashkuar dhe demokratike.
Ai ka thënë se është e nevojshme që Kosova të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë.
“Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë”, shkroi Hasani.
Hasani shton se një gjë e tillë duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër mbledhje e Komitetit të Ministrave
“Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!”, përfundoi ai.
Failure to decide on Kosova's membership at todayës Ministerial of the @CoE is a missed historic opportunity for Kosova to have a deserved seat at the table and a stronger voice in shaping a united, democratic Europe.
— Igli Hasani (@IgliHasani) May 17, 2024
It is necessary that the Government of Kosova acts promptlyë pic.twitter.com/87enyYs9xR