Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka për ta siguruar shumicën në KiE
Foto:Laura Hasani

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka për ta siguruar shumicën në KiE

Aktuale May 17, 2024 - 12:19

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka folur para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Baerbocku ka përmendur edhe çështjen e Kosovës, për të cilën ka thënë se Kosova duhet të bëjë gjithçka për të siguruar shumicën në favor të anëtarësimit në KiE, transmeton Zeri.info.

“Ky themel i vlerave ka tërheqje - veçanërisht për demokracitë e reja. Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në një postim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter. /Zëri