Prindoni uron Osmanin me një foto familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë!
Foto: Laura Hasani

Prindoni uron Osmanin me një foto familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë!

Aktuale May 17, 2024 - 10:25

Sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e 42-të.

Një lidere e respektuar dhe një figurë frymëzuese për shumë njerëz, Presidentja Osmani ka marrë urime të shumta nga anëtarë të familjes, miq, kolegë dhe qytetarë të ndryshëm për këtë ditë të saj të rëndësishme.

Bashkëshorti i saj, njëherësh zotëria i parë i Shtetit, Prindon Sadriu, ka ndarë një moment familjar në rrjetin social Facebook, i cili ka uruar gruan e tij në këtë ditë.

Fotografia tregon presidenten Osmani pranë dy vajzave të tyre të vogla, teksa fryn qirinjtë e tortës së ditëlindjes.

Prindon Sadriu, i cili është gjithmonë mbështetës i fuqishëm i gruas së tij, ka shprehur ndjenjat e tij përmes një mbishkrimi të ngrohtë dhe të dashur në postimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë”. /Zëri

Image