Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht
Aktuale
May 16, 2024 - 23:51
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se si subjekt politik kanë qenë konsistent në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
Tahiri ka thënë se e kanë ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më i kushtueshëm se ai fillestar.
“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar. Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.