Presidenca konfirmon takimet e Osmanit me Hovenierin, Rohden e Hargreaves: U diskutua koordinimi për zhbllokimin e anëtarësimit në KiE
Foto: Facebook

Presidenca konfirmon takimet e Osmanit me Hovenierin, Rohden e Hargreaves: U diskutua koordinimi për zhbllokimin e anëtarësimit në KiE

Aktuale May 16, 2024 - 18:55

Presidenca ka konfirmuar takimin e të pares së shtetit, Vjosa Osmani me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.”

Në takim është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, thuhet në njoftim

Presidenca ka njoftuar se lidhur me këtë proces, Osmani sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate. /Zëri