Ministrja e Jashtme gjermane, lidershipit kosovar: Bëni gjithçka që është e mundur për anëtarësim në KiE
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Ministrja e Jashtme gjermane, lidershipit kosovar: Bëni gjithçka që është e mundur për anëtarësim në KiE

Aktuale May 16, 2024 - 16:20

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të punojnë sa më shumë që Kosova të futet në Këshillin e Evropës. Këtë ajo e tha në fjalimin e saj në 75-vjetorin e themelimit të KiE-së.

Ajo tha se Kosova duhet të jetë në KiE pasi mendon se i përmbushë vlerat që i ka KiE, duke e përmendur demokracinë.

“Kjo është fuqia që qëndron në instrumentet e Këshillit të Evropës, tani Këshilli ynë i Evropës. Dhe e cila, meqë ra fjala, nuk duhet ta harrojmë këtë kur flasim për vlerat dhe të drejtat në këto kohë, është një forcë që rrezaton edhe në vende të tjera dhe që i bën institucionet si Këshilli i Evropës kaq tërheqëse. Si Kosova, demokracia më e re në Evropë, e cila i përket Këshillit tonë të Evropës”.

“Prandaj i bëjmë thirrje, dhe jam vërtet mirënjohës për punën intensive të parlamentarëve demokratë dhe grupeve politike që po bashkohen këtu, të gjithë të përfshirëve dhe përgjegjësve në Kosovë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të kemi shumicën e nevojshme për arritjen e anëtarësimit së shpejti të Kosovës”, ka thënë Baerbock.