Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotori, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotori, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Aktuale May 16, 2024 - 15:35

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ka publikuar një fotografi nga Kotori i Malit të Zi, ku u mbajt samiti i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Fotografia e përzgjedhur është goxha interesante. Në fotografi shihen kryeministri Kurti, president serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në fotografi shihen që Kurti është duke folur, ndërsa Vuçiqi e Rama janë disi të përhumbur e të mërrolur.

“Këtë foto mund ta dëgjoni teksa flet kryeministri Kurti: Një vizion i përbashkët”, shkroi Zulfaj.